From Burnout to Bliss - llyrian Brains Meetup

Një mbrëmje reflektimi dhe bashkëbisedimi mbi shëndetin mendor!
Coolab hapi dyert për një event të ngrohtë dhe frymëzues dedikuar një prej temave më të rëndësishme të kohës sonë: shëndeti mendor dhe burnout-i. Në bashkëpunim me Illyrianbrains dhe nismën Bliss, kjo mbrëmje solli një hapësirë të sigurt për dialog, reflektim dhe ndarje përvojash.
Ajo që nisi si një diskutim i planifikuar për një orë, u shndërrua spontanisht në një bashkëbisedim dy-orësh plot ndjeshmëri, pyetje të thella dhe energji pozitive nga të gjithë të pranishmit.


